Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar pak minuta më parë nga posti i rëndësishëm që mbante.
Ende nuk ka një njoftim zyhrtar për shkarkimin e Veliut, ndwrsa mediat bëjnë me dije se ai u shkarkua pas afatit 100 ditor që kishte vendosur kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi i Veliut, vjen gjithashtu edhe pas një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ku më e rënda ishte vrasja e një efektivi policie në Lezhë.
Edhe një natë më parë, Shqipëria u trondit nga krimi, pasi dy persona u ekzekutuan në atentat.
Paralajmërimi i kryeministrit Rama gjatë një takimi me strukurat e Policisë së Shtetit:
“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.=
Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha Kryeministri Edi Rama.