Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Ronida Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja e Infektivit u arrestua në janar 2021 pasi ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga Covid-19.
Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomate të ndryshëm përmes kartës së pacientit.









































