Google search engine
Home Aktualitet Atentati në Elbasan/ Ja si ‘i forti’ Ardian Subashi përplasi për vdekje...

Atentati në Elbasan/ Ja si ‘i forti’ Ardian Subashi përplasi për vdekje marangozin me makinën luksoze 4 vjet më parë

0
284

Dy personave u është bërë atentat mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Ata janë qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje ndërsa ishin duke ecur në këmbë në zonën e Bradasheshit, pranë vendi të quajtur si “rreth rrotullimi i luleve”.

Lulzim Bitri, 35 vjeç, ka ndërruar jetë në vend ndërsa Ardian (Subashi) Çollaku është në gjendje kome.

Ardian Subashi (Çollaku), 50-vjeçarit që iu bë atentat ditën e sotme në Elbasan, nuk është një emër i panjohur për mediat.

Nga atentati në fjalë, i vdekur mbeti 35-vjeçari Lulzim Bitri, që shoqëronte Çollakun, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Subashi në vitin 2017-ë, u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në qytetin e Elbasanit, ku i vdekur mbeti 35-vjeçari Ardian Rika, me profesion marangoz.

Subashi që po udhëtonte me mjetin e tij luksoz “Range Rover”, i preu rrugën në mes biçikletës, duke e futur 35-vjeçarin Rika poshtë rrotave të makinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here