Google search engine
Home Aktualitet Të përfshirë në vrasjen e një shtetasi polak në Angli, arrestohet i...

Të përfshirë në vrasjen e një shtetasi polak në Angli, arrestohet i riu nga Lushnja, 3 shqiptarë të tjerë në kërkim

0
350

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim në Angli për vrasje. Në pranga ka rënë Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit: Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Vrasja”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia. Ngjarja në të cilën dyshohet se është i përfshirë i riu ka shkaktuar shumë bujë në mediat britanike. 20-vjeçari dhe 5 të rinj të tjerë dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e një shtetasi polak. Në janar të këtij viti u gjet i pajetë trupi i shtetasit polak Tomasz Waga, i cili kishte udhëtuar nga Essex në Cardiff. Ai u gjet nga një qen. Policia britanike pas hetimeve shpalli në kërkim 4 shqiptarë, teksa 2 u arrestuan. Më konkretisht u shpallën në kërkim: Gledis Mehalla, 19 vjeç, banues në Cathays, Cardiffl; Elidon Elezi, 22 vjeç, i parë për herë të fundit në East Finchley, Londër; Artan Pelluci, 29 vjeç, adresa e fundit e njohur ishte në Cathays, Cardiff dhe Ledjan Qevani, 33 vjeç, parë për herë të fundit në Tottenham, Londër.

Detajet

Pak kohë më parë në Francë u arrestuan dy persona, ndërsa 4 të tjerët ishin në kërkim. Mediat britanike shkruan shumë shkrime për ta. “Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen tonë ndaj jush dhe do t’ju nxisim të bëni gjënë e duhur dhe të dorëzoheni. Unë u them katër personave të tjerë që po kërkojmë që është në interesin tuaj të dilni vullnetarisht dhe të na jepni dëshmitë tuaja për atë që ndodhi atë natë të janarit. Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë që ne të ndjekim njerëzit e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi lidhje të shkëlqyera me autoritetet e tjera në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë parashikoj bashkëpunim të mëtejshëm ndërsa ndjekim të dyshuarit e mbetur, kështu që ju them se ne do t’ju kapim kudo të jeni. Do të jetë më mirë të dorëzoheni vullnetarisht”, shpreheshin autoritetet britanike.about:blank

5.000 paund janë vënë si shpërblim për këdo që jep informacion për ta dhe për vendndodhjen e një mjeti tip “Mercedes” që është parë në zonën e krimit në natën kur ndodhi ngjarja. Brenda makinës dyshohet të ketë prova thelbësore që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes. 20-vjeçari Mehalla ka arritur të rikthehet në Shqipëri, por në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Londrës dhe Interpol Tiranës është bërë lokalizmi i tij dhe tani pritet vetëm ekstradimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here