Google search engine
Home Lifestyle “Kujtime të lumtura”, Mbretëresha Elizabeth flet për herë të parë publikisht për...

“Kujtime të lumtura”, Mbretëresha Elizabeth flet për herë të parë publikisht për Princin Philip pas vdekjes së tij

0
197

Mbretëresha Elizabeth ka folur publikisht për herë të parë për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip. Sipas “People”, mbretëresha ndoqi ceremoninë e hapjes për sesionin e gjashtë të Parlamentit Skocez, së bashku me Princin Charles dhe Camilla-n.

Gjatë fjalimit të saj, monarkja foli për dashurinë që ajo dhe bashkëshorti i saj i ndjerë ndanë për atë vend.

“Unë kam folur më parë për dashurinë time të thellë dhe të qëndrueshme për këtë vend të mrekullueshëm, dhe për kujtimet e shumta të lumtura që Princi Philip dhe unë gjithmonë mbanim për kohën tonë këtu. Shpesh thuhet se janë njerëzit që e bëjnë një vend dhe kjo është shumë e vërtetë në Skoci, siç kemi parë kohët e fundit,“- tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here