Një 38-vjeçar nga Vlora ra pre mbrëmjen e djeshme të një atentati në Athinë. Mësohet se pas plagëve të rënda që kishte marrë, ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital.
Mediat greke bëjnë me dije se i linduri në vitin 1983, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka ndërruar jetë gjatë orëve të natës.
Ai kishte marrë katër plumba, dy në kokë e dy në bark dhe nuk mundi që tu rezistojë dot plagëve të shkaktuara prej tyre.
Festë në familjen e Blendi Fevziut, moderatori ndan pamjet e veçanta (FOTO)
Merr fund arratia/ Vrau 19-vjeçaren shqiptare sëbashku me gjyshen e saj, Ilir Gjoka bën veprimin e papritur (FOTO)
“Detyrohem të bëj 3 punë se nuk më del”, moderatorja e njohur shqiptare rrëfen jetën e vështirë: Nuk është aspak e lehtë!
Dëshmitarët okularë të krimit kanë zbardhur dhe detaje në lidhje me autorin. Ata janë shprehur për mediat se autori që shkrepi armën mbante veshur një xhaketë gri dhe se nga vendi i krimit ishte larguar me një makinë ngjyrë gri gjithashtu.
Viktima kishte në pronësi një klub nate. Ai ishte i njohur për autoritetet pasi ishte hetuar për trafik droge dhe prostitucion, por nuk ishte ngritur asnjë akuzë zyrtarisht ndaj tij.
Ai po pinte kafe në një bar në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas, në Athinë, kur u qëllua një natë më parë.
Shqiptari u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Evangelismos, por ndërroi jetë më vonë. Tashmë hetimet kanë nisur dhe pista kryesore është ajo e pazareve të drogës.







































