Google search engine
Home Politike Gazetari flet me emra: Dy politikanët shqiptarë që kanë fshehur paratë në...

Gazetari flet me emra: Dy politikanët shqiptarë që kanë fshehur paratë në parajsa fiskale

0
221

Gazetari Adriatik Doçi përmendi dy politikanë  shqiptarë që ishin të përfshirë në skandalin e fshehjes së pasurive jashtë kufijve duke investuar përmes parajsave fiskale.

“Në Shqipëri ka institucion që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë për gjurmimin, konstatimin  e denoncimin e parave të dyshimta ose korruptive të fshehura jashtë vendit në banka, ose parajsa fiskale, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Ky është institucioni që paguhet drejtpërdrejtë ngaa shqiptarët”, tha Doçi.

“Nga dosja e Panama Papers dhe Pandora Papers kanë dalë dy individë në skenë, Ismail Mulleti në 2016 doli që kishte lidhje shumë të forta me PD. Ismalil Mulleti i kishte bërë një pagesë Shkëlzen Berishës me vlerë 150 mijë euro dhe pastaj në fund të pushtetit, Sali Berisha i jep koncesionin e markimit të karburanteve. Ai është i lidhur me politikën shqiptare. Së dyti Vasip Kallupi i cili kishte lidhje të fortë me pushtetin aktual dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe ishte përfitues i parave publike”, tha Doçi për Top Talk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here