Nuk ka fitues ndërmjet Liverpulit dhe Mançester Sitit, një duel që përfundoi në barazim 2-2. Ishte një ndeshje dramatike dhe njëherësh spektakolare, ku Liverpuli dy herë pati avantazhin, por në të dy rastet u barazua nga “qytetarët” e Pep Guardiolës. Në të vërtetë Sitit i duhej edhe një pikë që të mbante kryesimin e Premier League dhe parë në këtë kuadër barazimi ishte rezultat i mirë për skuadrën e Guardiolës, sepse mban kryesimin e kampionatit me 16 pikë pas 7 takimesh të luajtura, por për Liverpulin kërkohej më shumë dhe trajneri Jurgen Klop u shfaq disi i shqetësuar, pasi ishte përgatitur ta festonte fitoren në këtë ndeshje. Sa i takon duelit, ishte Sadio Mane e kaloi Liverpulin në epërsi në minutën e 59-të, kur e mposhti Edersonin me një goditje të fortë brenda zonës, pasi u shërbye nga Salah në një aksion fantastik të skuadrës së Jurgen Klopit. Por mbizotërimin dhe sulmet e shpeshta të vendasve i ndali Foden kur e mposhti Alissonin nga një kënd i vështirë, pas një asisti nga Gabriel Jesus në minutën e 69-të. Salah e rikthye epërsinë e të kuqve me një gol të mrekullueshëm individual në minutën e 76-të, para se De Bryjn të shënonte për rezultatin final vetëm pesë minuta më vonë. Rodri e shpëtoi Sitin pa pësuar të tretin kur e bllokoi goditjen e Fabinjos në portën e boshatisur. Siti e pati mundësinë e vet të fitores më vonë, por goditja e Jesusit u ndal nga Andi Roberson. Ishte ashtu siç pritej nga Klop dhe Guardiola, një ndeshje e nivelit më të lartë me intensitet të paparë dhe plot gola. Në të vërtetë ishte një nga ndeshjet më të bukura të luajtura në këto shtatë javë të para të kampionatit anglez, e denjë për emrin e të dyja skuadrave dhe formën e tyre si dhe për dy teknikët respektivë, që konsiderohen nga më të mirët e kohës së tyre. Padyshim që kampionati anglez është i gjatë dhe pretendimet e tyre janë të mëdha, kështu që barazimi i djeshëm është vetëm fillimi, të tjera duele të mëdha pritet të kenë rrugës. Ndërkohë, po në Premier League angleze, Totenhemi kthehet më në fund tek fitorja. Kjo skuadër mposhti dje në shtëpi mposhtën Aston Vilën me rezultatin 2:1. Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit kurse u shënua vetëm një gol. Në minutën e 27-të Pierre-Emile Hojbjerg realizoi për 1:0. U asistua nga Heung Mins-Son. Në pjesën e dytë mysafirët barazuan rezultatin me Ollie Vatkins, në minutën e 67-të. Golin e fitores për vendasit e shënoi braziliani Lucas në minutën e 71-të. Totenhami pas shtatë ndeshjeve ka 12 pikë derisa Aston Vila mbetet me dhjetë.







































