Google search engine
Home Politike Tritan Shehu paralajmëron ‘goditjen’ që do të marrë Lulzim Basha: Skenari që...

Tritan Shehu paralajmëron ‘goditjen’ që do të marrë Lulzim Basha: Skenari që pritet të ndodhë…!

0
321

Tritan Shehu, ndër deputetët e parë që dolën në krah të Berishës kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së nuk e sheh foltoren e ish-kryeministrit si përçarje të kësaj force politike.

 Shehu është i bindur se firmat për Kongresin do të mblidhet, por më e rëndësishme sipas tij është të kuptohet domosdoshmëria e mbajtjes së tij.

“Gjëja e vetme që do të ndihmonte Ramën të qëndronte i qetë në keqqeverisjen e tij shkatërrimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët do të ishte nëse PD do të vazhdonte të flinte gjumë. PD po përjeton momente të vështira por edhe momente ringjallje.

Firmat janë element formal, gjëja më e thjeshtë dhe më e fundit. E rëndësishme është të kuptojmë se Kongresi është domosdoshmëri absolute për të PD dhe të ardhmen e  saj. Kjo është thelbësore. Sa firma janë mbledhur dhe do të mblidhen nuk e di, se nuk jam marrë me këtë çështje”, tha Shehu për Ora News.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se PD nuk do të mbledhë asnjë Kongres anti-amerikan, por Shehu e përjashton një skenar të tillë ku Basha do të bëhej pengesë.

“Nuk besoj kurrë se mund të ndodhë një gjë e tillë. Ka një statut që thotë qartësisht si mblidhet Kongresi, kur mblidhen kaq firma, por unë mendoj se dhe vetë Basha duhet vetë Basha duhet të kërkojë Kongresin pavarësisht firmave, edhe Kryesia e PD, edhe Këshilli Kombëtar. Është një domosdoshmëri për të zgjidhur dhe përballuar edhe problemet dhe për të menduar për të ardhmen në mënyrë demokratike midis nesh”, tha Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here