Google search engine
Home Politike Fokusi i amerikanëve te PD? Gabriel Escobar: Ne jemi partnerë me të...

Fokusi i amerikanëve te PD? Gabriel Escobar: Ne jemi partnerë me të gjitha partitë dhe të gjithë individët

0
220

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan për Europën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka folur për zhvillimet në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me mediat kryesisht për dialogun Kosovë-Serbi, ai u pyet dhe për Shqipërinë. Një prej gazetarëve pyeti rreth pakënaqësive që janë shfaqur së fundmi në Shqipëri ndaj faktit se Departamenti Amerikan i Shtetit po përqendrohet më së shumti tek opozita në një kohë kur ka një perceptim të shtuar se korrupsioni është përhapur masivisht në qeveri. Ndërsa Escobar tha: “Shikoni, unë-ne jemi partnerë me të gjitha partitë dhe të gjithë individët, dhe të gjithë institucionet që po mundohen ta çojnë Shqipërinë drejt një orientimi më demokratik, më transparent dhe më perëndimor. Por më tepër se kaq, aleanca jonë me Shqipërinë është me qytetarët shqiptarë dhe aspiratat e tyre, jo me ndonjë parti në veçanti apo me ndonjë individ në veçanti”. Pak ditë më parë ai foli dhe në një intervistë për VOA, ku dha detaje se si u hartua dosja për Berishën. Ai u shpreh se u desh një kohë e gjatë mbledhje faktesh dhe ndjekje procedurash dhe prandaj u mor tani vendimi. “Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me frenimin e korrupsionit, nuk lidhej me zgjedhjet, me palët brenda… Ka disa arsye, e para, kemi kompetenca të reja. Pastaj, gjatë asaj periudhe, duhej bërë hulumtimi dhe duhej të siguroheshim, që jemi në gjendje të bëjmë përpunimin e informacionit”, tha ai. Zyrtari i DASH paralajmëroi shpallje non grata dhe për shumë zyrtarë të tjerë. “Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan”, tha ai. Amerikanët duket se kanë nisur një betejë të fortë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit paditi sekretarin Blinken në një gjykatë në Francë. Ndërkohë amerikanët kanë dhënë sinjale se do të kërkojnë hetime nga ana e prokurorisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here