Festivali “Polifonia në Bylis 2021” zhvilloi këtë vit edicionin e dhjetë. Festivali u organizua në Bylis nën kujdesin e Shoqatës së Polifonisë Shqiptare dhe të Akademisë së Shkencave. Një festival, që bëri bashkë grupe të ndryshme të polifonisë. Në festival u shpall fitues grupi polifonik “Djemtë e Sarandës”. Presidenti i shoqatës “Polifonia shqiptare” Yzeir Llanaj thotë se festivali pati vëmendjen e artistëve, ku të pranishëm ishin dhe të ftuar të ndryshëm. “Festivali “Polifonia në Bylis” pati një jehonë të jashtëzakonshme, ku veç artistëve nga të gjitha krahinat e vendit morën pjesë dhe përfaqësues të politikës pas shumë vitesh, që ishin të pranishëm në festival. Morën pjesë arkeologë, akademikë, deputetë, që na kanë dhënë kurajon ne bartësve të polifonisë, që kemi një jetë të tërë rritur në skenë. Ka qenë një festival i veçantë. Por pati dhe nga ata që dhe pse kishin ftesa nuk ishin pjesëmarrës. Më erdh pak keq që nuk ishin të pranishëm”, thotë Yzeir Llanaj “Mjeshtër i madh”. Në edicionin e dhjetë morën pjesë 20 grupe, nga Kurbini, Rrajca, Përrenjasi, Gramshi, Tepelena, Saranda, Myzeqeja, etj. Presidenti i shoqatës “Polifonia shqiptare” Yzeir Llanaj që prej vitesh merret me zhvillimin e festivalit thotë se nuk do të ndalet, në aktivitetin me polifoninë. “Këtë vit kishte përfaqësues të folklorit toskë dhe lab, ku u gërshetuan mjaft mirë. Shoqata “Polifonia shqiptare” do të vijojë me aktivitetin e saj edhe pse ka vështirësi. Festivali bëhet një herë në dy vjet. Festivali u zhvillua në një bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e bashkisë së Mallakastrës. Por festivali u ndihmua dhe nga shoqata “Mallakastra”, ku dhe Akademia e Shkencave u kujdes për festivalin. Në juri ishin Zhani Ciko “Mjeshtër i madh”, Golik Jaupi “Mjeshtër i madh”, si dhe Daut Gumeni dhe Neime Dervishaj”, tregon Llanaj. Në qytetin antik ilir Bylis të Mallakastrës festivali “Polofonia në Bylis” u zhvillua për dy net me radhë në 24 dhe 25 shtator.
Polifonia në Bylis 2021”, për vlerat e trashëgimisë