Google search engine
Home Politike Do të shkosh në ‘Foltoren’ e Korçës nëse të fton Sali Berisha?...

Do të shkosh në ‘Foltoren’ e Korçës nëse të fton Sali Berisha? Salianji nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe plas deklaratën e fortë: Për njerëz që…

0
390

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar me vendim të Lulzim Bashës.

I pyetur se a do të jetë pjesë e foltoreve të Sali Berishës nëse merr një ftesë nga Berisha, Salianji e bëri të qartë qëndrimin e tij

Ti me kë je në këtë situatë?

Jam deputet me PD, një nga deputetët më të votuar të Partisë Demokratike. Unë jam në mbrojtje të demokratëve dhe interesave të tyre. Është një situatë e vështirë, se ka njerëz që nga përgjegjës po tentojnë të shmangin përgjegjësinë.

Do ishte pjesë e PD nëse kryetar do ishte Berisha?

Gjasat, apo hipotezat nuk shkojnë. Në parti është zgjedhur me 1 anëtar 1 votë kryetar Basha. Të gjitha debatet janë të mirëpritura brenda për interesat tona, dhe zgjedhjet prandaj bëhen një herë në 4 vite. Diskutimet për drejtimin dhe strategjitë bëhen kur ka zgjedhje, nëse flet pas zgjedhjeve s’ka rëndësi tani, se nëse do merremi me masakrën zgjedhore, nuk ka kohë. Unë kam dalë dhe kundër Bashës, kam mbajtur qëndrimet e mia, hoqa dorë kur Basha mori vendim për djegie mandatesh, por ama isha pjesë e grupit. Tani s’mund t’i sulemi partisë për interesa personale, për ego.

Foltorja e Berishës në Shkodër dhe më pas në Korçë. Nëse të fton do jesh?

Berisha është në shtëpinë e vet në Partinë Demokratike, çdo lëvizje i bën mirë PD për të diskutuar se si të bëhet më mirë që të vijmë në pushtet. Por njerëz që për 8 vite i kanë bërë dëm, dhe nuk kanë parë një herë derën e PD, patjetër që kam rezervat e mia. Nuk mund të keqpërdorur besimi i demokratëve, as personalitete dhe as ish-personalitete.

Nuk kam asnjë ftesë nga Berisha, kjo tregon diçka. Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara. Edhe për mua ishte vendim i vështirë ai i Bashës, por është vendim kryetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here