Google search engine

    “Takimet Muzikore të Dy Botëve” në Tiranë, një mbrëmje me muzikën klasike dhe poezinë greke

    0
    219

    Një mbrëmje e veçantë ishte ndërthurja e muzikës klasike dhe poezisë greke. Të pranishmit shijuan mbrëmjen e së mërkurës muzikën e luajtur artistët e njohur Vangjel dhe Fernando Nina dhe poezinë me interpretimin e aktores Ema Andrea, në parkun helen pranë liqenit të Farkës. Në kuadër të edicionit të XIV të festivalit ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” mbërriti në Tiranë. Dy artistët e njohur në skenat greke dhe europiane Vangjel dhe Fernando Nina, sollën për të pranishmit një koncert të veçantë. Një program i përzgjedhur i muzikës klasike nga thellësia e shekujve e deri më sot u ndërthur me poezi të Antologjisë së Poezisë Bashkëkohore greke. Nina Cello Duo, jo pa qëllim janë bërë bashkë në këtë koncert. At e bir kthehen në Tiranë nga Athina dhe nga Boni. Vangjel Nina emigruar në Greqi në fillim të viteve ’90 bëhet një nga instrumentistët kryesorë të disa orkestrave në Athinë, si Orchestra of Colours, violonçeli kryesor në Athens Philarmonia Orchestra, etj. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë violonçelist i parë i Orkestrës Shtetërore të Operës së Athinës. Aktualisht është violonçelist i parë i orkestrës së dhomës “Akademika” që nga viti 2013 (Academica Athens Orchestra), si dhe në orkestrën “Filarmonia” (Associate Principal Cellist) që nga viti 2016 (Philharmonia Athens Orchestra). Nga viti 2014 e në vazhdim është profesor i klasës së violonçelit dhe muzikës së dhomës në “Athens Conservatoire”, ku është shef i departamentit të harqeve. Vangjel Nina luan me një violonçel “anonymous” të shekullit të 19-të. Ndërsa i biri do të ndjekë udhën e të atit me instrumentin e violonçelit, e madje do e tejkaloje atë. Fernando Nina lindi në Tiranë. I rritur në Athinë, në një ambient muzikantësh kështu që ai pati kontaktet e para me muzikën, që në moshë të vogël. Repertori i tyre përmban sonata nga Vivaldi, Romberg, Haxhidhakis, Leocakos, Gurzi,  Sollima, Nina, Morricone e Dizdari.

    Rreth aktivitetit

    Poezia greke e përzgjedhur dhe e përkthyer nga Sokol Çunga është e botuar nga “Berk”. Në materialin rreth koncertit thuhet se Antologjia e Poezisë Bashkëkohore greke, një botim dygjuhësh, i ofron lexuesit shqiptar një përzgjedhje të pashoqe të disa prej zërave më të pasur dhe më emocionues të kohës sonë. “Boshtet ndjesore, rreth të cilëve sillen poetët janë komunikimi me paraardhësit, vetënjohja, dashuria pa përgjigje, brenga e vendlindjes së braktisur, identiteti shoqëror, të shprehura këto përmes riciklimit të figurave mitike, autoironisë dhe kritikës historike”, thuhet rreth poezive.  “Takimet Muzikore të Dy Botëve” kanë për qellim të ndihmojnë sadopak në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Evropë e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore, artistike, historike e njerëzore, të forcojë kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet artistëve shqiptare dhe të huaj. Koncerti organizohej nga shoqata “Argjiro” në partneritet me Ambasadën Greke në Tiranë, Bashkinë e Tiranës, fondacionin “Helen për Kulturë” dhe Agjencinë e Parqeve dhe të Rekreacionit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here