“SHBA e dogji Bashën, Berisha do…”, Genc Burimi nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë (Ka një mesazh edhe për kryeministrin Rama)

0
412

Analisti Genc Burimi i ftuar në emisionin ‘Breaking’, komentoi sot zhvillimet më të fundit brenda PD-së. Ai u shpreh se SHBA e dogji Bashën, pasi Berisha do t’ia marrë PD-në me mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“SHBA e dogji Bashën, është si puna e siguresës së shtëpisë që digjet. Kështu ai mund të krijojë në një parti të re si e Genc Pollos, si PDR. Puna është se do të shkojë në gjykatë kush do të jetë kryetari legjitim, kush do e ketë partinë, ai që e ka vulën apo ai që do të vendosë Këshilli. Nëse drejtësia është në krah të Bashës, me Ramën e SHBA. Atëherë nëse PD-ja ia lë Bashës drejtësinë, atëherë Berisha do të krijojë PD e re, PDV, Partinë Demokratike të vërtetë”, tha Burimi.

Ai theksoi se “Basha shpëton veten që të merret me dosjen e Berishës që e kanë SHBA e ta fusin Berishën në ullukun  e Sajmir Tahirit, vetëm kjo e shpëton Bashës. Edhe po u hap hetimi ai i shpëton”, tha Burimi.

Analisti i njohur tha se media dhe opinioni publik duhet merret me lajmin e shpërndarë për projektin e rikthimit të vizave dhe kjo është alarmante. Sipas tij, Ramës i dha shuplakë jo vetëm Macron, por edhe Merkel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here