Ditën e sotme do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Aldi Ramës në orën 14:00 në Durrës. Nëna e autorit të vrasjes së nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxhës ka hapur dyert e morit në Durrës, qytetin ku ajo banon. Babai i 21-vjeçarit ka ardhur nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit.
Rama u rrit nga gjyshërit e tij në Lezhë pasi dy prindërit e tij i kishte të divorcuar dhe kishin nisur jetë në vende të ndryshme.
Për arsye sigurie, policia është vendosur pranë banesës së nënës së Aldi Ramës, për të shmangur çdo incident të mundshëm duke qënë se Rama i mori jetën nënkomisarit Saimir Hoxha.








































