Google search engine
Home Politike Frrok Çupi: Autoritetet shqiptare të nisin procesin penal ndaj Berishës, nuk duhet...

Frrok Çupi: Autoritetet shqiptare të nisin procesin penal ndaj Berishës, nuk duhet ta lënë të rikthehet nga hiri

0
309

Analisti Frrok Çupi dje ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Çupi u shpreh se vendimi i kreut demokrat Lulzim Basha për të përjashtuar Berishën e ka ndarë PD në dy kampe, por sipas tij tani në PD duhet shkulur filozofia berishiane. Lidhur me Foltoret që ish-kryeministri po organizon, analisti tha se nuk ishte habi dhe dihej që do të mblidheshin aq shumë njerëz pasi Berisha ka bërë shumë favore. “Vendimi i tij për të përjashtuar Sali Berishën nga PD ka sjellë shumë reagime duke e ndarë vetë PD në dy kampe. Kjo është fatkeqësi ama, ka pësuar një goditje shumë të rëndë, goditja mbi Berishën shkon dhe për PD, tani duhet deberishizimi, duhet shkulur filozofia e tij. Natyrshëm Berisha do merrte kaq njerëz, me favoret dhe korrupsionet që ai ka bërë dihet kjo:, u shpreh ai. Sa i përket një rikthimi të mundshëm në krye të PD, Çupi tha se nuk ka asnjë rrezik që Berisha ta marrë PD. Ai u shpreh se Berisha ishte mësuar ta godiste Amerikën, por ajo arriti ta godiste përfundimisht. Sipas Çupit, Amerika duke e konsideruar Berishën minues të demokracisë po tregon qartë se vendi duhet të marrë masat e të nisë procedurat gjyqësore. Analisti tha se ka dy mundësi tani, ose Berisha të ngrihet nga hiri dhe populli të bëhet hi, ose të ngrihet Amerika dhe të ndodhë e kundërta. “Berisha nuk asnjë rrezik që të marrë PD. Problemi është që Berisha ishte mësuar të godiste Amerikën, por ajo e goditi në mënyrën përfundimtare. Tani Amerika nuk është Palestina, dhe nëse do të thotë që ti nuk vjen këtu dhe ka një ligj me efekte të përbotshme dhe kur të konsideron një i korruptuar dhe minues i demokracisë, domethënë se vendi aleat duhet të marrë masa, pra pas kësaj vendi yt duhet të fillojë procedura gjyqësore. Ose Berisha ngrihet nga hiri dhe ne bëhemi hi, pra drejtësia, demokracia, morali dhe bashkë me ne dhe vetë Amerika ose do të ndodhë e kundërta”, tha Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here