Është publikuar momenti i rrëmbimit të Kozak Braçit, një personazh i njohur për adoleshentët në mediat sociale, lajmi i të cilit bëri bujë pasi u rrëmbye në një makinë nga disa të rinj. Siç shihet nga pamjet, i riu merret me dhunë nga disa persona të cilët e fusin me forcë në makinë.
Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun, të dënuar përjetë në Greqi. Mësohet se për t’u hakmarrë për këto ofendime, vëllai i Fabio Dushkut, Daniel Dushku erdhi në Shqipëri nga Greqia, ku sëbashku me disa persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në rrjetet sociale, duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.








































