Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau dje nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu qëlloi veten me pistoletë në fyt, në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.
Teksa ka komentuar ngjarjen e rëndë, gazetarja Anila Hoxha, ka rrëfyer se edhe fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis në vendin tonë, apo fëmijë të drejtuesve të lartë shtetërorë.
“Janë konstatuar fëmijë gjykatësish, fëmijë drejtorësh policie duke konsumuar kanabis. Zona në Laprakë konsumohet kanabis, zona e lapidarit shërbehet drogë. Vajza të reja me ekstazi dhe kokainë. drejtësia nuk ishte aq miqësore që të arrinte ta asgjësonte dhe rehabilitonte. Aldi Rama konstatohet si hajdut në moshën 17 vjeç, vjen nga një familje me probleme. Ai nuk arriti të korrigjohej nga drejtësia. Ai ashpërsoi dozën e konfliktit me ligjin. Ai u ingranua si shpërndarës droge. Këto janë një plagë që ende nuk kanë diagnozë se si të kurohen”, tha Hoxha në “Open”.







































