Google search engine
Home Politike Drejtesi Vendimi për Anton Martinin ndau komisionerët e KPA, ja pse u vendos...

Vendimi për Anton Martinin ndau komisionerët e KPA, ja pse u vendos shkarkimi nga detyra për prokurorin

0
228

KPK ka nxjerrë konkluzionet për prokurorin Anton Martini. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndryshoi më 10 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të ish-kandidatit për SPAK, prokurorit Anton Martini. Kolegji e shkarkoi Martinin për deklarim të pasaktë dhe mungesë burimesh të një kësti të apartamentit të vetëm që zotëron si dhe për cenim të besimit të publikut në përdorimin e një kredie të butë, në dërgimin e një mesazhi dhe për mënyrën e shpërndarjes së çështjeve në Prokurorinë e Shkodrës kur ai ishte drejtues. Konkluzionet lidhur me çështjet e hetuara nga subjekti dhe denoncimet ndaj tij, u konsideruan të pamjaftueshme si shkaqe shkarkimi. Trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon, në mënyrë unanime vlerësoi se prokurori Martini ka kryer deklarim të pasaktë lidhur me burimin e pagesës së këstit të parë të apartamentit, si dhe nuk ka pasur mundësi për pagesën e kësaj shume në vlerën 50 mijë euro në vitin 2015. Sipas “Birn”, Kolegji vëren se një pjesë e mbetur e kredisë së butë në vlerën 2.5 milionë lekë që nuk është investuar në bono thesari, pas tërheqjes së saj nga llogaria bankare përbënte shtim të gjendjes cash në banesë dhe duhej të ishte deklaruar në vitin 2007. “Po kështu edhe në deklaratën e interesave privatë të vitit 2008, subjekti i rivlerësimit duhet të deklaronte shtimin e gjendjes cash në banesë, në vlerën 2.500.000 lekë, për shkak të tërheqjes së investimit në bono thesari të të ardhurave nga kredia”, vijon argumentimin trupi gjykues. Anëtarja e trupi gjykues të KPA, Natasha Mulaj ka dalë me mendim paralel duke e kundërshtuar procedurën e ndjekur nga shumica për shqyrtimin e kundërankimit të prokurorit Martini. Mulaj sjell në vëmendje se Martini kërkoi shqyrtimin e kërkesës paraprake për mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik që, sipas tij ishte depozituar jashtë afatit ligjor, përpara se të shqyrtonte themelin e çështjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here