Google search engine
Home Aktualitet Filmi “Virgjëresha shqiptare” me ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e Veriut...

Filmi “Virgjëresha shqiptare” me ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e Veriut të viteve ’60-të, në festivalin e Varshavës

0
398

Filmi “Virgjëresha shqiptare” çel Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Varshavës, në Poloni. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehet se filmi me regji nga Bujar Alimani konkurron për çmimin “Filmi më i mirë”. Edicionin i 37 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë do të zhvillohet nga data 8-17 tetor. Filmi “Virgjëresha shqiptare” nën regjinë e Bujar Alimanit, me këtë pjesëmarrje shënon dhe premierën këtë vit në edicionin e 37 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar. Filmi trajton ngjarjen e një vajze në Shqipërinë e veriut të viteve ‘60. Pas vrasjes së babait të saj, vajza vendos të sakrifikojë feminilitetin dhe të bëhet burrneshë duke vendosur drejtësinë. E gjithë kjo ndodh në një vend ku është vendosur diktatura komuniste dhe nuk është e lehtë në mes të ndryshimeve politike që ndodhin të ruhet dinjiteti njerëzor, dhe dashuritë të cilat vihen në provë. Në një reagim të saj më parë aktorja Rina Krasniqi, e cila në film mban rolin kryesor atë të Luanës, ka treguar se është një projekt filmi që e ka për zemër. “Nuk mund ta shpreh sa krenare jam që më në fund po e publikojmë para botës. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Ky film është një prodhim i Elsani & Neary Media GmbH / Gjermani, Potemkino Port / Belgjikë, 90 Production / Shqipëri, Circle Production / Kosovë. Qendra Kombëtare E Kinematografisë e ka financuar këtë film në kategorinë Bashkëprodhime në Minorancë. Filmi që merr pjesë në Varshavë gjithashtu është financuar nga: ZDF ARTE, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Kosovë, “Eurimages” dhe “Europe Creative”.

Alimani në festival

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në materialin rreth kësaj pjesëmarrje në këtë festival, shkruan se regjisori i njohur Bujar Alimani rikthehet në Varshavë për të dytën herë në konkurrim zyrtar. “Pasi fitoi dy çmime me filmin “Delegacioni”, skenari Artan Minarolli, regjia Bujar Alimani “Grand Prix” dhe “Ecumenical Award” në vitin 2018, Alimani rikthehet në Varshavë me filmin e tij të katërt në konkurrim zyrtar në një festival të kategorisë A”, shprehet QKK. Në aktivitetin e tij artistik me kinematografinë, Bujar Alimani është një regjisor me produktivitet të lartë në kinemanë shqiptare, atë të pas viteve 2000. Në aktivitetin e tij me filmat ai ka realizuar disa filma me metrazh të gjatë, me metrazh të mesëm si “Vëthi i munguar”, disa filma me metrazh të shkurtër ku përmendim “Katoi”, “Gaz”, “Busulla” dhe “Një histori dashurie” apo dhe dokumentarin “Zois”. “Delegacioni” me regji prej tij më parë ishte dhe filmi, që ishte propozimi i Shqipërisë në “Oscar”. Filmi nën regjinë e Bujar Alimanit solli në rolet kryesore aktorë si Viktor Zhusti, Xhevdet Feri, Ndriçim Xhepa, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here