“Dua të jap një njoftim të rëndësishëm”/ Kurti në mbyllje të fjalës së tij bën deklaratën e papritur: Në takimin me Ramën prej një orë e gjysmë nuk u përmend fare …

0
227

Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha para gazetarëve se do të japë një njoftim të rëndësishëm.

Ai u shpreh se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, përreth një orë e gjysmë, nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here