Google search engine
Home Politike Arben Malaj: Sali Berisha duhet t’u kërkojë vlonjatëve 1000 herë ndjesë për...

Arben Malaj: Sali Berisha duhet t’u kërkojë vlonjatëve 1000 herë ndjesë për gjëmën e ‘97-ës dhe varret që akoma nuk janë mbyllur

0
368

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ditën e djeshme me anë të një statusi në rrjetin e tij social ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha sa i përket zhvillimit të “Foltores” në qytetin e Vlorës. Malaj tha se Berisha duhet t’u kërkonte falje gjithë vlonjatëve sa i përket ngjarjes në vitin 1997 pasi varret akoma nuk janë mbyllur. Ai u shpreh se mbështetja e PD në Vlorë ndaj Berishës nuk ishte për të, por ishte për të treguar një qëndrim kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas Malajt, ka një sërë faktorësh që tregojnë reagim ndaj keqqeverisjes në Vlorë dhe kjo nuk vjen vetëm nga opozita. “Sali Berisha çdo ditë duhet tu kërkojë vlonjatëve 1000 herë ndjesë për gjëmën e 97 dhe varret që akoma nuk janë mbyllur nga ai dështim dhe vit i mallkuar. Mbështetja e PD në Vlorë në këtë tur partiak të Berishës nuk është dashuri për Berishën, por një formë reagimi kundër keqqeverisjes së Ramës sidomos në qytetin ku ai ishte deputeti i tyre për 8 vite. Arrogancë me të cilën ndikoi qeverisjen e PS dhe bashkive në Vlorë; hakmarrjet primitive kundër kryetarëve të bashkisë dhe deputetëve; nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në parti dhe administratë; ndryshimi në kadastër i 15 drejtorëve pikërisht aty ku janë vjedhur mijëra hektarë toke; arrogancë në sjelljen me qytetarët dhe biznesin, përbejnë faktorët thelbësore në reagim jo vetëm të opozitës”, u shpreh ai. Malaj tha se Berisha dhe Rama kanë qeverisur shumë mirë të dy së bashku duke ndryshuar edhe Kushtetutën e duke kthyer krerët e partive në oligarkë. Sipas tij, Rama me modelin e tij qeverisës është një mishërim i Berishës dhe të babëziturve në politikë. “Rama jo vetëm nuk e nxori dot jashtë politike Berishën, por bashkëqeverisi me të që prej 2008 kur në harmoni bashkë-ndryshuan Kushtetutën duke i bërë kryetarët e partive, oligarkë. Rama me modelin e tij qeverisës në PS dhe qeveri është oksigjeni “rilindës” i Berishës dhe arrogantëve të babëzitur në politikën shqiptare. Kjo do të mbetet trashëgimia politike e Ramës, trashëgimi që mandati i tretë vetëm do ta përkeqësojë”, tha Malaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here