Google search engine
Home Aktualitet Hapet aksi i Unazës së Madhe “Shqiponja-Pallati me Shigjeta”/ ARRSh jep njoftimin...

Hapet aksi i Unazës së Madhe “Shqiponja-Pallati me Shigjeta”/ ARRSh jep njoftimin e rëndësishëm

0
341

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga dita e hënë do të hapet aksi linear nga rrethrrotullimi Shqiponja, te Pallati me Shigjeta, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës.

Autoriteti njofton se do të ketë ndryshime në qarkullim në këtë aks. Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”. 
Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here