Google search engine
Home Politike E mbajti të fshehtë për shumë muaj, kryeministri Rama tregon shtetin që...

E mbajti të fshehtë për shumë muaj, kryeministri Rama tregon shtetin që ndihmoi Shqipërinë të fillonte vaksinimin në janar: I detyrohem një falenderim nga zemra atyre që na ndihmuan

0
224

Kur Shqipëria nisi fushatën e vaksinimit me dozat anti-COVID të kompanisë “Pfizer”, nuk u zbulua shteti që na dhuroi vaksinat. Të fshehtën e zbuloi vetë kryeministri Rama ditën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Në fjalën e tij Rama falenderoi Turqinë.

“I detyrohem një falenderim nga zemra atyre që na ndihmuan. Turqinë, që bëri të mundur dozat e nevojshme për të nisur vaksinimin. Komisionin Europian, Italinë, Greqinë e të tjerat që na u gjendën me dhurimet e tyre me vaksina. Le t’i kujtojmë vetes se e ardhmja jonë formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here