Google search engine
Home Politike Beteja politike me Bashën, Berisha nuk ndal sulmet ndaj Ramës: E ke...

Beteja politike me Bashën, Berisha nuk ndal sulmet ndaj Ramës: E ke shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës

0
201

Nga “Foltorja” në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama në këto tetë vite qeverisje e ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës.

“Jemi mbledhur të betuar, për ta çuar deri në fund këtë betejë për ta ngritur PD dhe opozitën aty ku meriton. Ne vijmë sot pas 8 vitesh të qeverisjes më të keqe që vendi ka njohur nga diktatura komuniste, Vijmë sot kur Edi Rama me qeverisjen e tij ka kaluar tejkaluar çdo rekord të zi në rajon dhe Evropa ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Ne vijmë këtu kur shqiptarët pakësohen çdo javë, çdo muaj njëlloj sikundër të qeveriste jo një shqiptar por si Vaso me platformën e tij, i cili në 8 vite e trysnoi dhe burgoi për çështje civile si askund dhjetëra mijëra qytetarë shqiptar. I cili ngjiti Shqipërinë vendin e dytë për korrupsionin. I cili në 8 vite i mbylli Shqipërisë dyert e negociatave dhe ndërtoi shtetin e parë narkoman në këtë kontinent. I cili në 8 vite bllokoi procesin e integrimit evropian. U rrëmbeu shqiptarëve votën, u rrëmbeu të ardhmen. 8 vite kanë qenë shumë të rënda për ju, kur shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon ranë në qytetarët me rroga më të ulëta në rajon, 30% më të ulëta se Kosova”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here