Nga “Foltorja” në qytetin e Vlorës, themeluesi i PD Sali Berisha ka pohuar se ka qenë i detyruar për këtë rikthim aktiv në parti.
“Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë ? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë u thoshte, që ai nuk është i korruptuar. Pa patur asnjë dokument për korrupsionin tim. Dhe unë çfarë bëra? Më akuzove? Tani do përballem në gjyq me ju. Ai me të cilin do përballesha ishte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të botës. Dhe nga viti ‘91 derisa jam larguar nga detyra unë kam takuar çdo Sekretar Shteti të administratave republikane apo demokrate të SHBA. Unë u akuzova se ju kundërvura projektit të Sorosit dhe jo vetëm të tij për ndarjen e Kosovës. Asnjë gjë nuk bëra tjeter, direkte në gjykatë, në Paris. Miqtë e mi amerikanë më thanë se është politike, pasi ligji nuk mund të kapë një njeri pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët, jo për ish-zyrtarët”, u shpre Berisha nga Vlora.










































