Google search engine
Home Politike Yuri kim bën paralajmërimin e fortë: Do të sulmojmë çdo person që...

Yuri kim bën paralajmërimin e fortë: Do të sulmojmë çdo person që është i korruptuar pavarësisht kujt i përket

0
184

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së.

Kim ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se ata që synojnë të vendosin popullin shqiptar kundër SHBA po bëjnë një lëvizje të gabuar, pasi sipas Kim, populli shqiptarë e di që këta persona e kanë gabim.

Kim është shprehur se marrëdhënia e SHBA për Shqipërinë nuk do ndryshoje dhe po ashtu nuk do të ndryshojë as në pozitën me Partinë Demokratike.

“Dëshiroj të konfirmoj për sa i përket Ëashtingtonit, se jemi tepër serioz kundër korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm, ta sulmojmë pavarësisht ku ndodhet, rangut që i përket dhe partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për raste madhore korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabiliteti të vendit. Është e gabuar dhe ofenduese. Do të kujtojë të gjithë se në 6 maj 1920 kur bota donte të shuhej Shqipëria, ishte Presidenti Ëilson që tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë dhe do qëndrojë e fortë. Dhe i vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do vazhdojë më e fortë dhe sovrane. Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptarë, u them se e keni gabim. Populli e di që ju e keni gabim. Pozicioni ynë për pavarësisë dhe sovranitet të Shqipërisë nuk do ndryshojnë. Pozita jonë për sa i përket PD nuk do ndryshojë.” tha Kim. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here