TIFF, një eksperiencë për artistët dhe garë e fortë me filmat

0
285

“Tirana International Film Festival” nis këtë mbrëmje edicionin e 19. Ndër vite TIFF ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, ku dhe këtë vit sjell filma por premton dhe atmosferë festive. Premiera kombëtare dhe botërore, të ftuar të ndryshëm, ku nuk mungojnë dhe eventet gjatë ditëve të tij. Edicioni i 19 hapet këtë mbrëmje në kinema Millenium me filmin “Zgjoi” nga Blerta Basholli, fitues i tre çmimeve kryesore në “Sundance Film Festival 2021”, festivalin më të rëndësishëm në SHBA. Themelues i festivalit drejtori Agron Domi gjatë konferencës së shtypit ndër të tjera u shpreh se ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh. Sipas tij, për faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe për ta të nominohen për “Academy Awards”. “Ka qenë e vështirë përzgjedhja dhe janë angazhuar dhe selektorë të tjerë. Një garë e fortë dhe kanë qenë filma shumë të mirë. Fakti se TIFF është Oscar qualifying e bën të rëndësishëm, imagjinoni që Italia ka vetëm Venecian për këtë kualifikim edhe pse janë aty dhe festivale të tjerë. Vijnë filma që kanë qenë në Kanë, Berlin, etje, dhe konkurrojnë dhe në TIFF. Pra e kërkon dhe konkurrimin dhe çmimin në TIFF, kjo është e veçanta”, shprehet Domi. Tan Kazazi organizator i eventeve në TIFF, tha se në ditët e festivalit do të ketë një atmosferë feste. “I gjithë ambienti këtu do të jetë me festë, do të ketë muzikë live, miq të festivalit, të ftuar, etj. TIFF në jetën artistike është një eksperiencë e jashtëzakonshme për çdo artist. Janë vepra filmike shumë speciale. Vetë situata gjeografike e TIFF ka bërë, që të kemi pjesëmarrje shumë nga Ballkani, po dhe nga Kosova një pjesëmarrje që sa vjen dhe po rritet”, u shpreh Kazazi. Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filmash nga 118 vende të botë. Festivali zhvillon edicionin e 19 nga data 24 deri më 30 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here