Të shtëna me armë në Lushnje, plagoset jashtë banesës 65-vjeçari, policia identifikon autorin

0
192

Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ngurrëz të Vogël të Lushnjes. Faik Veliu u qëllua jashtë banesës së tij dhe u dërgua në spital. Pak orë pas krimit, policia arrestoi vëllain e tij si autor dhe sekuestroi armën e krimi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Faik Veliu, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here