Drejtues politik i PS-së në Vlorë është caktuar, Arben Ahmetaj. Nga burimet e fundit bëhet me dije se ka dhënë dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, i cili kishte vetëm disa muaj që ishte në krye të institucionit.
Në vendin e tij në krye të Kadastrës është emëruar, Reinard Meta, i cili më herët ka punuar në Kadastrën e Tiranës. Ahmetaj zëvendëson Gjiknurin në krye të drejtimit politik në Vlorë.
Pikërisht sot, në ditën e parë të drejtorit të ri, në Kadastrën e Vlorës ka mbërritur edhe SPAK, që pritet të kërkojë informacion mbi disa prona në jug të vendit.
Brenda një viti janë ndryshuar 10 drejtor, ndërkohë që pronat në jug duket se janë dhe ”patatja” e nxehtë që kërkon të marrë një zgjidhje afatgjatë.










































