Qeveria ka ndryshuar ligjin për pastrimin e parave, duke zgjedhur grupin e personave që mund të hetohen për shkak të lidhjeve që mund të kenë me politikanët. Në ligjin aktual përdoret termi “persona të ekspozuar politikisht” ku futen të gjithë ata individë që kanë lidhje me pushtetin dhe institucionet, si dhe persona të afërm të tyre. Me ndryshimet që janë bërë, është zgjeruar gama e individëve që përfshihen aty. Ligji ka shkuar në Parlament dhe dje janë zbardhur detajet e plota. Sipas ndryshimeve në nenin 2, do të quhet persona të ekspozuar politikisht individët, të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, përfshirë anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me përjashtim të nëpunësve të nivelit të mesëm apo të ulët drejtues, pavarësisht nëse kanë detyrimin për deklarimin sipas legjislacionit në fuqi për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Por gjithashtu do futen në këtë rreth individët, të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme si brenda vendit apo jashtë vendit, në një qeveri dhe/ose në një shtet të huaj, të tillë si: kryetar shteti dhe/ose qeverie, ministra, zëvendësministra ose pozicione të ngjashme me to, anëtarë të Kuvendit ose organeve legjislative të ngjashme, politikanë të lartë, anëtarë të organeve drejtuese të partive politike, gjyqtarët e gjykatave të larta ose kushtetuese si dhe çdo gjyqtar i një gjykate, ndaj vendimeve të së cilës nuk mund të ushtrohen mjetet e zakonshme të ankimit, anëtarët e organeve drejtuese të bankave qendrore, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë si dhe oficerët me gradë madhore në Forcat e Armatosura, drejtuesit e lartë dhe/ose anëtarët e organeve drejtuese të shoqërive shtetërore, si dhe drejtorët, zëvendësdrejtorët ose anëtarët e bordit ose çdo pozicion tjetër i ngjashëm me to në një organizatë ndërkombëtare. Po ashtu specifikohet se persona të ekspozuar politikisht janë edhe anëtarët e familjes apo personat e lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi të personave të mësipërm.about:blank
Masat e qeverisë
Përveçse bëhet një zgjerim dhe qartësim i kategorive të profesioneve, drafti parashikon edhe përfshirjen më vete të aktiviteteve të tilla si shitblerjen apo ndërmjetësimin e veprave të artit kur vlera e transaksionit apo disa transaksioneve të lidhura është e barabartë apo më e madhe se 1 milion lekë. Një tjetër nen që ndryshon është ai 8 i ligjit dhe që ndalet tek kategoritë e klientëve dhe transaksioneve, ndaj të cilëve zbatohet vigjilenca e zgjeruar. Konkretisht në draftin e qeverisë shtohen dy pika të reja që kanë të bëjnë me rastet se kur subjektet duhet të verifikojnë dhe t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me të gjitha kategoritë e klientëve, të cilët banojnë ose e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vende për të cilat kërkohet marrja e masave të posaçme, sipas përcaktimeve apo kërkesave të autoritetit përgjegjës.about:blank
Transferta e parave
Me ndryshimet e reja janë forcuar masat për transfertat bankare, pasi në skaner do të futet edhe pritësi, ndryshe nga sa ndodh tani. “Subjektet, veprimtaritë e të cilave përfshijnë transferta parash ose vlerash, në rastin e transfertave në nisje dhe në mbërritje, duhet të marrin dhe të identifikojnë emrin, mbiemrin, adresën, numrin e dokumentit të identifikimit ose numrin e llogarisë së dërguesit dhe përfituesit si dhe emrin e institucionit financiar të përfshirë në transfertë”, thuhet në pikën 1 të nenit 10 të ndryshuar. Një tjetër ndryshim që bëhet në projektligj është ai që u jep të drejtë autoriteteve të refuzojnë hapjen e zyrave përfaqësuese nga subjekte që vijnë nga vende me rrezik. Pas nenit 24 shtohet një nen i ri 24/1, i cili nënvizon ato që njihen si masa shtesë për një vend me risk të lartë. “Autoritetet mbikëqyrëse dhe/ose licencuese zbatojnë një apo disa nga masat e mëposhtme në raport me vendet me rrezik të lartë: a) Refuzimi i themelimit të degëve apo zyrave përfaqësuese të subjekteve nga vende me risk të lartë, apo, në raste të tjera, marrja në konsideratë e faktit se subjekti është nga një shtet i cili nuk ka apo nuk zbaton sisteme të duhura për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;about:blank
b) Ndalimi i subjekteve që të themelojnë degë apo zyra përfaqësuese në vendin me risk të lartë apo marrja parasysh e faktit se dega apo zyra përfaqësuese përkatëse do të ishte në një vend i cili nuk ka apo nuk zbaton sisteme të duhura për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, etj”, thuhet në nen.