“Annonciaton” dhe “La Stravaganza” dy balete të krijuara nga Angelin Preljocaj, në TKOB

    0
    314

    “Annonciaton” dhe “La Stravaganza” dy balete të krijuara nga koreografi me famë botërore Angelin Prelocaj shfaqen për dy net me radhë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shfaqjet vijnë mbrëmjet e së premtes dhe të shtunës, 24 dhe 25 shtator ndërsa në Tiranë ka ardhur asistente koreografja e kompanisë së Angelin Preljocaj, Natalia Naidich. Shfaqjet do të jenë në orën 19:00 të mbrëmjes në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për publikun. Të dyja shfaqjet e koreografit Preljocaj janë pjesë e programit artistik, që u bë me dije disa ditë më parë për hapjen pas pesë vitesh të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Annonciaton” është një temë totalisht e pa prekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës. Në ikonografinë tradicionale, Maria shpesh shfaqet në një kopsht të mbyllur ose me mure, duke simbolizuar virgjërinë e saj. Prandaj, ekziston një paralele midis asaj që mund të quhet hapësira e saj e brendshme dhe rrethinës së saj. Kjo ardhje në jetë në faza graduale na çon në zemër të procesit të krijimit të artit; mesazhi nuk është më një abstraksion, është realitet. Në vend që diçka të përfundojë, a nuk është ajo që ne e quajmë në ditët e sotme art konceptual, paralajmërimi i një arti të ri, “Shpallja” e një arti që ende nuk ka lindur? “La Stravaganza” nga njëra anë Lindja me kulturën e saj të lashtë dhe nga ana tjetër Amerika. Historia e së shkuarës, e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re. Për shkak të protokolleve të sigurisë ne lidhje me covid 19, do të përdoret vetëm 30 për qind e sallës.about:blank

    Preljocaj me koreografi të suksesshme

    Angelin Preljocaj është valltar dhe koreograf francez me origjine shqiptare. Në moshë të re ai nis studimet në balet klasik e më pas kalon tek baleti kontemporan, të cilin nuk e braktis më. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm të sotëm. Ai ju bashkëngjit Baletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90 dhe udhëheq kompaninë e tij që nga viti 1985. Shumë prej koreografive të tij kanë njohur një sukses të jashtëzakonshëm. Aty madje bëjnë pjesë në repertorin e Baletit të Operës Kombëtare në Paris. Preljocaj ka krijuar më shumë se 50 pjesë baleti, të cilat përfshijnë koreografi solo apo me trupa të mëdha. “Scala” e Milanos, New York City Ballet dhe Baleti i Operës Kombëtare të Parisit janë ndër teatrot që e ftojnë për të krijuar për ta. Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë çmimin “Çmimi i madh kombëtar i baletit” dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 1992. Pjesa e tij “Annonciation” fitoi çmimin “Bessie Award” në vitin 1997, “Romeo dhe Zhulieta” fiton “Les Victoires de la musique” në të njëjtin vit, dhe “Blanche Neige” fitoi çmimin “Globe de Cristal” në 2009. Koreografi i njohur Angelin Preljocaj i është bashkuar zyrtarisht Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Në vitin 2017 në Pallatin e Kongreseve ishte vepra e tij “Still life”.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here