GJKKO dha sot vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërkohë që ai u largua 1 javë më parë nga Shqipëria.
Referuar burimeve të policisë, gazetarja Klodiana Lala tha, se ish prokurori Llalla është larguar nga Shqipëria javët e fundit. Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i tij i parë, duket të jetë Turqia dhe nuk dihet nëse është larguar prej andej.
Kujtojmë se avokati i ish kryeprokurorit tha në një prononcim për mediat në përfundim të procesit, se Adriatik Llalla është në regjim spitalor, por pa përcaktuar vendndodhjen e tij.







































