Analisti Fatos Lubonja ka folur për reciprocitetin me targat serbe të Kosovës dhe tensionet në kufi.
Lubonja i jep të drejtë Kosovës për vendimin pasi thotë se ai vend ose do të trajtohet si shtet ose jo dhe në këtë rast rritet ndjeshmëria për të zgjidhur situatën.
Po ashtu Lubonja i jep të drejtë edhe komentit të Ramës për tensionet Kosovë-Serbi.
“Është vërtet çështje e rëndësishme. Meqenëse është shprehur dhe Rama dhe përgjithësisht me Ramën kam qenë opozitar. Mund të them që në këtë rast që parimisht ka të drejtë Kosova, por s’mund të mbetemi te konflikt i ngrirë, por duhet diplomaci. Besoj se këtu ka të drejtë. Ka të drejtë Kosova, ndoshta ka të drejtë që e ka bërë dhe këtë akt për të tërhequr vëmendjen. Se prit, ose ky do trajtohet si shtet, ose jo. Nëse jo atëhere rritet ndjeshmëria si do të zgjidhet situata.
Ne e dimë shumë mirë që Kosova është e s’është shtet. Është proces që kërkon kohë, negociata, diplomaci. Edhe mund ta humbim Kosovën. Mjafton të të braktisin Amerikanët, siç braktisën kur nuk kishte interes aty, edhe vijnë talebanët. Duhen negociata, duhet mbajtur dialogu, të ndërhyhet. Ka të drejtë, s’ka të drejtë trajtohet në këtë kuptim. Mirë ka bërë.
Kam një tjetër shqetësim, i lidhur me politikat e brendshme në Kosovë. Albin Kurti mos vallë gjithmonë fiton pikë nëpërmjet këtyre momenteve, por sa punon për ato premtime brenda për brenda Kosovës kundër shtetit të kapur, sa punon për ato.
Nuk janë aksione që ndërton shtet. Jo i konfliktit, por dhe i propagandës nacionaliste, i fitimit të pikëve shpejt nëpërmjet këtyre. I largimit nga konflikti i vërtetë për të cilin ka nevojë Kosova për të çliruar shtetin”, tha Lubonja.










































