Google search engine
Home Politike Drejtesi Personat e akuzuar dhanë deklarata kontradiktore për tenderin abuziv të uniformave të...

Personat e akuzuar dhanë deklarata kontradiktore për tenderin abuziv të uniformave të policisë/ SPAK bën një tjetër lëvizje, ja çfarë do ndodhë nesër

0
180

Personat e akuzuar për tenderin abuziv të uniformave të Policisë së Shtetit do të ballafaqohen nesër. Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se ballafaqimi mes tyre do bëhet për shkak të pretendimeve të tyre, shumica e të cilëve kanë mohuar përgjegjësinë penale, apo se kanë përfituar nga ky tender.

Në lidhje me tenderin në deklarimet e tyre anëtarët e komisionit te vlerësimit të ofertave kanë deklaruar përpara hetuesve se përgjegjësia është edhe e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, ku sipas deklarimeve të tyre ato kanë pasur dijeni për tenderin që i kushtoi buxhetit të shtetit plot 28 milion euro. Bëhet me dije se ballafaqimet do behen mes personave të pandehur dhe atyre që janë marrë në pyetje për faktin se deklarimet e tyre nuk kanë qenë të njëjta duke akuzuar jo vetëm njëri-tjetrin po dhe zyrtarë të policisë dhe ministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here