Ish-Presidenti Bujar Nishani ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale të gjithë ata që po sulmojnë ‘Foltoren’ dhe lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas përjashtimit të tij nga PD.
Sipas Nishanit gjithkush ka të drejtën të pozicionohet pro ose kundër.
“Nuk janë mandatet”, analisti Genc Burimi tregon veprimin që duhet të bëjë Edi Rama që të hyjë në histori
Eni Çobani e pyet si e do nusen, 39-vjeçari i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e tij, Ardit Gjebrea shkrihet së qeshuri: Dua të jetë si…
“Likja e kaloi ylberin”, ish-kreu i PD-së shpërthen ndaj Presidentit Meta dhe nuk i lë gjë pa thënë (FOTO)
“Ndaj Foltores dhe lëvizjes së Z. Berisha, po tentohet të ngrihen teza e diversione pa fund!
Shumica e tyre dalë nga kazani propagandës së Edi Ramës.
Në fakt teza dhe çështja e vetme që shtron kjo lëvizje është e thjeshtë dhe e qartë !
A duhet që Lulzim Basha ti respektojë dhe dëgjojë anëtarët dhe strukturat e PD-së?
Kaq e thjesht është.
Ndaj kësaj gjithsekush ka të drejtën të pozicionohet PRO ose KUNDER.
Pa shumë spërdredhje!”, shkruan Nishani.










































