Nxënësja shqiptare kthehet në makthin e ish-profesorit të saj, e përndjek dhe ngacmon seksualisht prej 4 vitesh, flet avokati: Ajo i shkon çdo mbrëmje tek…

0
223

Prej kohësh një nxënëse është kthyer në makthin e ish-profesorit të saj në Suharekë të Kosovës. Ajo e ngacmon seksualisht dhe përndjek vazhdimisht prej katër vitesh ish-profesorin e saj.

Në degën e Gjykatës Themelore në Suharekë është mbajtur një seancë gjyqësore ku është trajtuar rasti i ngacmimit dhe vajza rrezikon deri në tre vite burg.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, avokati i palës së dëmtuar, Ruzhdi Gashi, që në këtë rast është profesori, ka thënë se ish-nxënësja e shqetëson ish-profesorin dhe është e fiksuar me të.

Sipas Gashit, vajza dhe profesori kanë biseduar së bashku, por kjo e fundit përsëri nuk heq dorë, madje e ndjek çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë.

“Profesori është i ri i pamartuar, ka prindër motra, vëllezër. Ish-nxënësja tani është në moshën madhore, është studente në vitin e dytë. Ai në polici e ka njoftuar në vitin 2018, ndërsa unë para një jave jam njoftuar për rastin.

Vajza thotë e dua dhe pranon fajin. Ne jemi në përpjekje bashkë me Prokurorinë e Shtetit që ta lejë të qetë profesorin të qetë.

Kanë biseduar më përpara dhe profesori ka thënë që nuk ndjen asgjë dhe i ka thënë të heq dorë. Kanë biseduar edhe me familjen, por vajza është e fiksuar. Ajo e bezdis, i shkon çdo mbrëmje te rruga e shtëpisë”, u shpreh avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here