Gazetari Milaim Zeka është i shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka armik as Lulzim Bashën as Edi Ramën.
“Sali Berisha ka armik vetëm SHBA të cilin nuk do ta mposhtë. Ata këshilltarë që e kanë udhëzuar Sali Berishën me vu Sekretarin e Shtetit Blinken në gjyq, koha do ta tregojë se ata janë armiqtë më të mëdhenj të Sali Berishës. Sikur Sali Berisha të tërhiqej vetë nga skena politike, SHBA nuk do merreshin me të. Unë jam 100% i bindur se SHBA luftën me Sali Berishën do ta çojnë deri në arrestimin e tij. Jo vetëm kaq, do vazhdojnë edhe me presidentin e Shqipërisë, do vazhdojnë edhe me Edi Ramën dhe me të gjithë ata që do guxojnë me ngrit kokën ndaj proceseve demokratike në Shqipëri”, deklaroi Zeka.