“T’i bëjmë ‘çeço’ zyrtarët”, Rama iu jep porosinë e veçantë ministrave: Shkopin kokës! Mos pyesni për ‘minjtë’ e Hipotekave

0
191

Kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë në ditën e tyre të parë të punës si ministra se prioritet i të gjitha institucioneve të jenë qytetarët.

Rama theksoi se ministrat nuk duhet të marrin në kurriz mallkimet që ia faturojnë ‘minjtë’ e Hipotekave, të licencave, apo të Legalizimeve, ndërsa iu sugjeroi që t’i japin ‘shkopin kokës’.

“Një gjë është me rëndësi, është se duhet qartë në këtë fjalë të nisjes së mandatit të tretë, marrëdhëniet me publikun s’mund të jenë opsionale. Do një ministër merret me to, s’do, nuk merret. Do një drejtor në institucion, qytetarët trajtohen mirë, nuk do, trajtohen keq. Kjo do të jetë një marrëdhënie detyruese. Kur një qytetar mbetet pa përgjigje, pa adresë, pa zgjidhje, për shkak të zinxhirin të institucioneve tuaj, duhet të tundni dynjanë dhe të mendoni sikur të ishte babai juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Ne se rregullojmë dot ne në këtë tryezë. S’ka shkop magjik për funksionimin sa hap të të gjitha institucioneve, pasi kjo do të kërkojë kohën e vetë. Nga koha e zezë e sporteve me shufra hekuri, nga era e qofteve, s’kemi bërë pak, por s’mund të bënim dot më shumë se kaq. Ne këtu mund t’i rrini me shkop jo magjik mbi kokë drejtorëve, shefave, që i lënë qytetarët varur në telat e burokracive. Do ju lutesha që të lexonit vetë ligjin e bashkëqeverisjes. Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë ‘minjtë’ e Hipotekave, të licencave, apo të Legalizimeve. Shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbyllje të ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit, dhe deri kur ta kemi futur plotësisht sistemin në vijën e duhur, shkopi është domosdoshmëri. Mund t’i bëjmë çeço zyrtarët e institucioneve.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here