Google search engine
Home Politike Gazment Bardhi zbardh prapaskenat, ambasadorja amerikane takime private me shumë deputetë të...

Gazment Bardhi zbardh prapaskenat, ambasadorja amerikane takime private me shumë deputetë të PD para përjashtimit të Berishës

0
217

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dje konfirmoi se disa prej figurave në PD përfshirë dhe atë vetë kanë pasur një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim sa i përket çështjes së Berishës. Bardhi tha se disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur kontakte nga ambasada e SHBA. Sekretari u shpreh se çështja e Berishës është diskutuar prej kohësh dhe sipas tij nëse Basha nuk do të merrte vendimin për përjashtim, interesat e partisë do të cenoheshin. “Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur në dijeninë time kontakt nga ambasada e SHBA-ve. Një proces informimi mbi çështjen. Janë informuar një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD. Edhe unë kam pasur takim. Kam qenë më i informuar për shkak të pjesëmarrjes në disa takime ku kanë qenë prezentë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së. Është diskutuar prej kohësh. Berisha ishte prej dy muajsh në kontakt me Bashën dhe ndërkombëtarët, nuk u mor papritur. Nëse Basha nuk do merrte këtë vendim, interesat e PD do ishin cenuar në mënyrë të parikuperueshme”, tha Bardhi. Lidhur me vendimin e përjashtimit të Berishës, Bardhi tha se ka lënduar çdo anëtar, por primar për të gjithë është interesi i PD. Sipas tij, vendimmarrja e Bashës ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar. “Dua të shpreh qëndrimin tim mbi këtë vendim. Çdo anëtar i PD është lënduar nga lëndimi. Lëndimi nisi kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën, që është pjesa më e lavdishme e PD. Kjo vendimmarrje apo ky vendim, sigurisht që lëndon. Secili prej nesh, duke nisur tek Basha deri tek anëtari i thjeshtë duhet të kenë primar interesin e PD. Kam bindjen e thellë se kjo ishte e vetmja rrugë për zgjidhjen e kësaj çështje. Kishte edhe rrugë të tjera, por vendimmarrja e Bashës, ishte e vetmja zgjidhje për situatën e krijuar, situatë në të cilën nuk do të donim të ishim”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here