Google search engine
Home Politike Edi Rama shton dhe një ‘ministër’ të ri, do ta emërojë pas...

Edi Rama shton dhe një ‘ministër’ të ri, do ta emërojë pas 15 ditësh, vjen reagimi i fortë nga PD: Ogur i keq për fjalën e lirë

0
263

Partia Demokratike e ka konsideruar një ogur të keq për median vendimin e parë të qeverisë “Rama 3” për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin.

Reagimi erdhi nga deputetja Godole e cila shkruan se shoqatat e medias duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi që ve në jetë ligjin “antishpifje”.

REAGIMI

Qeveria „Rama 3“: Propagande dhe censure me vule kryeministrore
Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.
Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.
Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here