Edi Rama ‘i rrëmben’ Albin Kurtit dy kampionet e botës, zbulon detyrat e rëndësishme që iu ka ngarkuar

0
206

Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas Ramës, ato kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e FA. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se janë duke punuar me ministrin e Mbrojtjes për të krijuar një njësi të kampionëve Të Forcave të Armatosura.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat  e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e  Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi Rama.

Një pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e qeverisë ishte edhe “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Rama bëri me dije se do të ketë trajtim të veçantë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Gjithashtu në këtë kategori do të futen edhe fëmijët e stafeve mjekësore që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19. Këta fëmijë, sipas kryeministrit do të marrin rrogën e prindit deri në moshën 18 vjeç.

“Fëmijët e një prindi që ka humbur jetë në mbrojtje të rendit. Persint që u përkasin kategorive përfituese pavarësisht nëse prindi e ka humbur jetë përpara hyrjes në fuqi të jetës do të trajtohen. Fëmijët e mjkëve që kanë humbur jetën si pasojë e Covid, të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18 vjeç,” deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here