Google search engine
Home Politike Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, Meta flet për...

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, Meta flet për HERË TË PARË: Nuk mund të rri pa e thënë, është si vera. Sa më shumë kohë që kalon aq më…!

0
192

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një prononcim për mediat nga Korça, ku foli për herë të parë për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD dhe tha se demokracia në vendin tonë është në gjendje problematike.

Koment për përjashtimin e Berishës?

“Meqenëse përmendët doktorin do të lutesha që të mos rrini kaq pranë me njëri-tjetrin. Jini të kujdesshëm në këtë situatë pandemie. Ka një tendencë përkeqësimi. Është çështje madhore. Sa i përket demokracisë në vendin tonë, edhe ajo është në gjendje problematike. Nuk është siç do të donin shumë përfshirë edhe mua pas 25 prillit. Po është më mirë në kushtet e mungesës së parlamentit funksional, në kushtet e 0 opozitës. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e demokracisë funksionale. Është qëllimi ynë kryesore. Dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që demokracia të funsionojë”, tha Meta duke shtuar se pas 25 prillit e ka parë panevojshme që të dalë nëpër studio

Më tej Meta shtoi: “Nuk dëshiroj që të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime. Zoti Berisha nuk mund të rri pa e thënë, është si vera. Sa më shumë kohë që kalon aq më shumë tërheqës bëhet. Aq më shumë demokrat bëhet”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here