Partia Demokratike mblodhi pasditen e së mërkurës kryesinë dhe grupin e saj parlamentar. Në mbledhje ka qenë edhe kryetari Lulzim Basha si dhe nënkryetarët, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku e Grida Duma, por edhe deputetët Oerd Bylykbashi, Helidon Bushati, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Tomorr Alizoti dhe Edi Paloka edhe pse disa prej tyre janë pozicionuar qartazi në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Munguan deputetët Flamur Noka dhe Tritan Shehu që gjithashtu janë parë në krah të Berishës. Mësohet se në fokus të mbledhjes së Grupit Demokrat ishte seanca e nesërme plenare ku pritet të votohet qeveria e re dhe programi i “Rama 3”. Në mbledhje është vendosur që të mos bëhen pyetje për programin e qeverisë dhe gjatë diskutimeve çdo deputet të flasë 10 minuta.










































