Google search engine
Home Politike Luigi Soreca reagon pas vendimit të Komisionit Evropian: Shqiptarët tani mund të...

Luigi Soreca reagon pas vendimit të Komisionit Evropian: Shqiptarët tani mund të lëvizin lirisht në BE me pasaportë vaksinimi

0
188

Ambasadori i BE, Luigi Soreca vlerësoi vendimin e Komisionit Europian për të njohur certifikatat digjitale antiCovid të lëshuara nga Shqipëria.

Diplomati i lartë europian shkruan se tashmë duhen shtuar përpjekjet për të vaksinuar dhe mbrojtur popullsinë dhe ndaluar përhapjen e virusit.

“BE vendosi sot se certifikatat për Covid-19 të lëshuara nga Shqipëria janë të barabarta me ato që lëshohen në vendet e Bashkimit Europian. Tashmë qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lehtësojnë më lirisht në BE falë vendimit të sotëm. Vaksinimi është kyç për të mbrojtur popullsinë dhe për të ndalur përhapjen e virusit”, shkruan ambasadori në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here