Google search engine
Home Sport Holandë, 19-vjeçari shqiptar shpallet krenaria e ekipit të Hagës

Holandë, 19-vjeçari shqiptar shpallet krenaria e ekipit të Hagës

0
199

Një 19- vjeçar shqiptar është shndërruar në “heroin” e ditës në Hagës, pas fitores që i dhuroi ekipit të futbollit të kryeqytetit të Holandës ADO Den Haag në një ndeshje kundër Feyenoord për ekipet U-21.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga Shqipëria, Fabian Shahaj, i cili realizoi 2 golat në ndeshjen e zhvilluar 3 ditë më parë në kompleksin sportive Varkenoord, në Rotterdam. Pas fitores, klubi i futbollit publikoi fotografinë e të riut Shahaj në faqen zyrtare në tëitter, me fjalët “krenaria jonë”.

ADO Den Haag është klubi i futbollit të qytetit të Hagës. Pavarësisht se është nga një prej 3 qyteteve më të mëdha të Holandës, ekipi nuk ka mundur dot të ketë të njëjtin nivel suksesi me emra të mëdhenj si Ajax apo PSV në Ligën Superiore.

Holandë, 19-vjeçari shqiptar shpallet krenaria e ekipit të

Fitorja e fundit e kampionatit kombëtar ishte në vitin 2012. Por talentet e reja si Shahaj duket se po i rikthejnë lavdinë këtij ekipi dhe drejtuesit thonë se djaloshi shqiptar premton shumë e madje po aktivizohet prej kohësh edhe me skuadrën e të rriturve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here