Dy vjet në proces rivlerësimi, KPA paraqet konkluzionin përfundimtar për Petrit Çanon

0
258

Prokurori i Krujës Petrit Çano doli dje para KPA, ku u përball me konkluzionin përfundimtar të trupës gjykuese dhe pretendimet e Komisionerit Publik për të. Kujtojmë se Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Çanos në tetor 2019, kërkoi nga Kolegji që të ndryshonte këtë vendim dhe të caktonte shkarkimin e prokurorit për shkelje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Çano hodhi poshtë akuzat e Komisionerit, duke i quajtur të pavenda dhe madje deklaroi se, drejtuesi i prokurorisë nuk mund të mbante përgjegjësi për fajet e një prokurori dhe se ai kishte zbatuar me korrektësi ligjin. Çështja ndaj Çanos ka zgjatur gati dy vjet dhe në KPA janë zhvilluar mbi 7 seanca në lidhje me këtë rast dhe vetëm ditën e djeshme ka paraqitur konkluzion përfundimtar të saj. Sipas “Birn” në lidhje me kriterin e pasurisë Komisioneri Publik vuri në dukje disa elementë sa i përket kriterit të pasurisë, për të cilat sipas tij nuk ishte provuar e kundërta e barrës së provës dhe që e vendosin Çanon në pozita jo të favorshme. Sipas tij, Çano i kishte blerë dy apartamente me çmime mjaft më të ulëta se çmimet e tregut. Në një rast, sipas tij çmimi i blerjes ishte 7.5 milionë ndërsa vlerësimi në treg 17 milionë ose 60 për qind më shtrenjtë. Në rastin e dytë nga 12.3 milionë që ishte vlerësuar, apartamenti ishte blerë për 7.4 milionë lekë. Avokati i Çanos i kundërshtoi të dy gjetjet. Ai tha se në rastin e parë, marrëveshja dhe pagesat ishin bërë disa vite para se të bëhej rivlerësimi i apartamentit, ndërsa këmbënguli se në rastin e dytë Komisioneri Publik nuk merrte në konsideratë amortizimin. Madje, solli si provë kontrata të ngjashme për apartamente të së njëjtës natyrë. Ndërsa, në lidhje me kriterin e profesionalizmit Komisioneri publik ka quajtur dhe si cenim të besimit të publikut te drejtësia faktin që Çano nuk kishte ndërhyrë apo nuk kishte marrë masa të tjera sa u përket vendimeve për lirim para kohe të disa të burgosurve të rrezikshëm nga burgu i Krujës apo përfitimit prej tyre të amnistive dhe uljeve të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here