Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar pak para nisjes së seancës plenare. Duket që krisja ka nisur brenda Partisë Demokratike.
Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së ka mbërritur pak minuta më parë pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse në selinë blu Lulzim Basha ka thërritur mbledhjen.
































