Meta uron Lindita Nikollën dhe jep mesazhin për Bashën dhe Kryemadhin: Humbëm 2 vite, tani asnjë sekondë bojkot

0
227

Presidenti Ilir Meta ka uruar Lindita Nikollën e cila u zgjodh kryetare Kuvendi me 79 vota pro dhe 4 kundër.ë Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

REAGIMI I ILIR METËS

Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë!
Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë.
Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!
Mbështetje për Kryetaren e zgjedhur, Sh.S.Znj Lindita Nikolla dhe bashkëpunim për interesin e përbashkët të forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, rivendosjes së llogaridhënies në Kuvend dhe respektimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here