Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi.
Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së.
“Sot nis beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike, pazaret e Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të dalë nga kjo betejë më e fortë se kurrë. Do ta shpëtojmë PD nga njeriu që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike. Njeriu që shet partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.”,-tha Berisha.
































